Perse Leasing?

 

 

  • Leasing ose qeraja financiare i mundeson klienteve te ndryshem te kene dhe te perdorin fjalet e fundit te teknologjise. Kjo qofte duke blere dhe perdorur nje makine te modelit te fundit.
  • Nepermjet leasing ju mund te perdorni pajisje dhe teknologjine e fjales se fundit ne biznesin tuaj. Kjo pa pasur nevoje qe ju te mund ti blini keto pajisje.
  • Faturimi I  kesteve te qerase financiare behet nepermjet faturave tatimore (me TVSH), gje qe bent e mundur optimizimin e investimit nga ana tatimore.
  • Investimi nga ana juaj eshte eshte minimal. Zakonisht nevojitet vetem 20% e vleres se asetit qe ju kerkoni te blini dhe te mund te perfitoni nga perdorimi I tij. Kjo ju mundeson ju apo kompanine tuaj te perdori likuiditetin e kompanise per nevojat e perditshme.
  • Likujdim me keste te barabarta gjate gjithe periudhes qe mund te varioje nga 12 – 72 muaj. Kjo mundeson keste te ulta dhe lehteson Cash - Flow e kompanise suaj.
  • Aprovim I menjehershem. Evitoni procedurat e tej zgjatura te aplikuara per kredi. Procedura e leasing aprovohet ne me pak se 24 ore, gje qe bent e mundur venien ne perdorim tuaj te asetit qe ju kerkoni te blini ne me pak se 48 ore.