Në kuadër të zhvillimit të mëtejshëm, Landeslease ka identifikuar nevojën për rekrutimin e një punonjësi në pozicionin Analiste Kredie, preferohet me eksperiencë të mëparshme në institucione bankare dhe/ ose financiare, ndaj ftojmë aplikime nga kandidatë të përshtatshëm për këtë pozicion për një periudhë të kufizuar, me kontratë me afat deri 12-muaj.

Analist Kredie

Qëllimi i Përgjithshëm i Punës: Krijimi dhe zhvillimi i një portofoli cilësor me kliente biznesi/ retail, duke iu ofruar shërbimet dhe këshillim financiar. Përmirësimi i Shitjeve në tërësi dhe realizimin e objektivave të vëna në fushën e biznesit.

Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:

  1. Identifikimin e klienteve potenciale dhe ruajtja e një portofoli kreditor sa më cilësor.
  2. Vlerësimin e riskut të aplikimeve të kredisë.
  3. Kryerjen e analizave kreditore për klientë të rinj dhe ekzistues në mënyrë që të minimizohet risku kreditor kundrejt institucionit me përgjegjësi firme për mendimin e tyre profesional lidhur me cilësinë dhe sigurinë e aplikacionit kreditor.
  4. Rishikim i analizave kreditore të klienteve që kanë në portofol minimumi një herë në vit, në mënyrë që të shmangen problemet që mund të ketë institucioni me këta klientë në ardhmen.
  5. Administrimin dhe monitorimin e portofolit të kredisë.
  6. Përmirësimin e shërbimit kundrejt biznesit në ato raste ku është e nevojshme në mënyrë që klientet të gjejnë në Bankë një shërbim cilësor dhe të pranueshëm.
  7. Ofrimin e disa shërbimeve direkt për klientet përkatës, si rregjistrimi i klientit në sistem, etj., në përputhje me procedurat në fuqi.
  8. Sigurimin e një shërbimi cilësor ndaj klientëve të institucionit.

Kualifikimet/Eksperienca e kërkuar:

  • Diplomë universitare në ekonomi ose fusha të lidhur me të.
  • Eksperiencë e mëparshme pune, preferohet në sektorin bankar dhe/ ose subjekte financiare jo banka për të paktën një vit.

Aftësi të tjera:

  • Të ketë aftësi të dëgjojë klientin dhe të kuptojë nevojat e tij financiare.
  • Të dojë të mësojë dhe të jetë kurioz.
  • Të ketë gjykim kritik dhe të analizojë informacionin që merr nga tregu dhe klienti.
  • Të marrë përgjegjësi përsipër dhe të jetë në gjendjë të bëje propozime individuale kreditore.
  • Përdorim shumë të mirë të programeve të paketës Office, Excel, Word, etj.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. Kandidatët mund t’i nënshtrohen një testi profesional.

Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 10 Korrik 2020:

  • Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin.
  • CV.
  • Diplomë dhe listë notash.
  • Letër reference ose kontakte nga punëdhënës të mëparshëm.

në njërën nga adresat e mëposhtme:

Landeslease sha
Rr. Ismail Qemali, Pallati Nr.32, Shkalla 1, kati i II.
Tirane

ose

E-mail: info@landeslease-al.com

Landeslease sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, date 10.3.2008, “Per mbrojtjen e te dhenave personale” dhe Udhezimin Nr.42 date 22.07.2014 “Per perpunimin e te dhenave personale te kandidateve per pune”. Të dhënat personale të aplikantëve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Landeslease sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Landeslease sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Landeslease sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet më sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në info@landeslease-al.com.