Miratim i shpejtë
Shmangni procedurat e tejzgjatura të aplikimeve për kredi. Procedura e qirasë financiare miratohet brenda 24 orëve, gjë që ju mundëson përdorimin e asetit që kërkoni të blini, brenda 48 orëve.
Pa kufizime në zgjedhje
Një nga pikat e forta të kompanisë është fleksibiliteti në përmbushjen e kërkesave të klientit, pa marrë parasysh llojin e automjetit apo pajisjes që kërkohet të financohet.
Pa limit vlere financimi
Landeslease nuk ka limit financimi bazuar në vlerën e pajisjes apo automjetit që dëshirohet të blihet.
Afati i gjatë i financimit
Kohëzgjatja e financimit arrin deri në 5 vjet për automjetet ndërsa për mjetet e punës deri në 7 vjet.
Pa kolateral shtesë
Landeslease u jep mundësi financimi të gjithë klientëve që kanë nevojë, pa kërkuar kolateral ose garanci shtesë duke qenë se garanci është vetë automjeti apo pajisja e financuar.
Për bizneset & individët
Landeslease ofron të gjitha shërbimet dhe produktet e saj, si për kompanitë e mëdha dhe të vogla, ashtu edhe për individët.
Optimizim tatimor
Faturimi i kësteve të qirasë financiare bëhet nëpërmjet faturave tatimore (përfshirë TVSH), gjë që bën të mundur optimizimin e investimit nga ana tatimore.
Investim minimal
Investimi nga ana juaj është minimal. Zakonisht nevojitet vetëm 20% e vlerës së asetit që kërkoni të blini për të përfituar nga përdorimi i tij. Kjo ju mundëson ju apo kompanisë tuaj përdorimin e likuiditetit të kompanisë për nevojat e përditshme.
Këste fikse
Likuidim me këste të barabarta gjatë gjithë periudhës së financimit, që mund të variojë nga 12 – 72 muaj. Kjo mundëson këste të ulta dhe lehtëson cash-flow e kompanisë suaj.