2005

Landeslease është kompani leasing, ose “qira financiare”, e cila operon në tregun shqiptar që prej vitit 2005. Landeslease u themelua me nismën e disa investitorëve shqiptarë.
Ajo u krijua si pasojë e kërkesave në rritje të tregut të brendshëm duke ofruar më shumë mundësi dhe lehtësira në financimin e autoveturave të llojeve e tipeve të ndryshme, kamioneve, autobuzave e makinerive të rënda, si dhe linjave të prodhimit, pajisjeve mjekësore, të biznesit etj.M

2008

Në vitin 2008, kompanisë iu bashkangjitën dhe investitorë të huaj, të cilët me investimin e tyre mundësuan rritjen e kompanisë, duke ndihmuar në mënyrë të drejtpërdrejtë biznesin shqiptar.

2014

Në vitin 2014, Union Bank bleu 100% të aksioneve të Landeslease, duke u bërë aksioner i vetëm.