Punësimi
Landeslease, është kompani leasing – qera financiare e cila operon në tregun shqiptar që prej vitit 2005. Landeslease u krijua me inisiativën e disa investitorëve të huaj dhe Shqiptarë. Në vitin 2015 aksioneri i vetëm është Union Bank, pjesë e kompanive Union Grup të cilat kanë shtrirje të gjerë në Shqipëri. Aksioneri Union Bank ka filluar aktivitetin e saj në vitin 2006 dhe prej atëherë ka njohur rritje domethënëse në të gjithë sektorët.
Landeslease u krijua si pasojë e kërkesave në rritje të tregut të brendshëm duke ofruar më shumë mundësi dhe lehtësira në financimin e autoveturave të kategorive të ndryshme, kamionëve, autobuzave e makinerive të rënda, si dhe linjave të prodhimit, pajisjeve mjekësore, të biznesit etj. Zyrat qendrore të kompanisë ndodhen në Tiranë në adresën Rr, Mine Peza Nd.8, Nj. Ad.9, Tiranë.