Landeslease, eshte kompani leasing – qira financiare e cila operon ne tregun shqiptar qe prej vitit 2005. Landeslease u krijua me inisiativen e disa invesitoreve te huaj dhe Shqiptar. Ne vitin 2015 aksioneri I vetem eshte Union Bank pjese e kompanive Union Grup te cilat kane shtirje te gjere ne Shqiperi. Aksioneri Union Bank ka filluar aktivitetin e saj ne vitin 2006, si pjese e zgjerimit te kompanive te Union Grup ne Shqiperi, dhe prej themelimit ka njohur rritje sinjifikative ne te gjithe sektoret.

Landeslease u krijua si pasoje e kerkesave ne rritje te tregut te brendshem duke ofruar me shume mundesi dhe lehtesira ne financimin e autoveturave te llojeve e tipeve te ndryshme, kamioneve, autobuzave e makinerive te renda, si dhe linjave te prodhimit, pajisjeve mjekesore, te biznesit etj. Zyrat qendrore te kompanise ndodhen ne Tirane ne adresen Rr. Ismail Qemali, Pallati Nr.32/1, Shkalla 1, kati i III.

Ne kuader te zhvillimit te metejshem, Landeslease ka identifikuar nevojen per punesimin e nje punonjesi në pozicionin Analiste Kredie, preferueshme me eksperience te meparshme ne institucione bankare dhe/ose financiare, ndaj ftohen aplikime nga kandidate te pershtatshem per kete pozicion për një periudhë të pakufizuar.

Specialist Administrimi I financimeve, Departamenti Risku

Qëllimi i Përgjithshëm i Punës: Përmbushjen në kohë dhe në cilesinë e duhur detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara, duke siguruar ecuri sa më performuese si ndaj institucionit dhe ndaj klientëve, si edhe në mënyrë që të kryhet puna me përpikmëri.

Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:

  • Vlerëson aplikimet e financime dhe siguron adminstrimin e të gjithë dokumentacionit të nevojshëm.
  • Kryen administrimin, arkivimin dhe përditësimin e gjendjes të kontratave.
  • Mirëmban arkivën dhe dokumentacion e dosjeve,
  • Monitoron dhe arkivon dokumentacionin fizik dhe elektronik të lidhura  me financimet.
  • Ndjek arshivimin e dokumentacioneve hyrëse/dalëse të shkresave së bashku shpërndarjen fizike dhe njoftimet përkatëse.
  • Ndjek dhe administron dokumentacionit ne përfundim të marrëdhënies kontraktuale.
  • Ndjek marrëdhëniet dhe komunikimet me klientët dhe palët e treta.
  • Të kryejë, përmbushi dhe mirëmenaxhojë të gjithë detyrat e ndërvarura me Dep.Riskut.

Kualifikimet/Eksperienca e kërkuar:

  • Diplomë universitare në ekonomi ose fusha të lidhur me të.

Aftësi të tjera:

  • Të ketë aftësi të dëgjojë klientin dhe të kuptojë nevojat e tij financiare.
  • Të njoh programet e paketës Microsoft Office.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. Kandidatët mund t’i nënshtrohen një testi profesional.

Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV brenda datës 26 Dhjetor 2025, në rrjetet sociale ose në njërën nga adresat e mëposhtme:

Landeslease sha

Rr. Rr. Ismail Qemali, Pallati Nr.32/1, Shkalla 1, kati i III, Tirane, Albania.

ose

E-mail: info@landeslease-al.com

Landeslease sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, date 10.3.2008, “Per mbrojtjen e te dhenave personale” dhe Udhezimin Nr.42 date 22.07.2014 “Per perpunimin e te dhenave personale te kandidateve per pune”. Të dhënat personale të aplikantëve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Landeslease sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Landeslease sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Landeslease sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet më sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në info@landeslease-al.com.