Specialist Departamenti i Financës

 

Qëllimi i Përgjithshëm i Punës: Pergjegjes per kontrollin , verifikimin e te gjitha regjistrimeve te kryera ne Finance , kryerjen e kontrolleve te llogarive kontabel bazuar ne sistemet e kontrollit te percaktuara ne procedurat e kontabilitetit, harton dhe evidenton problemet ne bilancin e shoqerise, nën drejtimin direkt të Drejtorit të Departamentit të Finances.

Përgjëgjësitë më kryesore perfshijnë:

  1. Kontroll i dokumentacionit për blerje mallra/shërbime në përputhje me rregullat e mbështetur në legjislacionin tatimor, mbajtja e informacionit të detajuar në lidhje me to.
  2. Kontrolli i llogarive kontabël, përgatitja e raporteve të detajuara për cdo llogari që raporton te zërat mjete dhe detyrime të tjera, si dhe kontrolli i zërave të ndryshëm të bilancit dhe të pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve.
  3. Te ketë njohuri për mbajtjen e dokumentacioneve justifikues për veprime të ndryshme në përputhje me rregulloret në fuqi dhe legjislacionin tatimor; te kete njohuri mbi raportimet në organet tatimore dhe kryerja e pagesave për detyrimet tatimore sipas afateve të përcaktuara në legjislacionin tatimor.
  4. Te ketë njohuri në lidhje me gjithë shpenzimet e ndryshme adminsitrative dhe rregjistrimin e tyre sipas Standarteve dhe legjislacionit tatimor në fuqi.
  5. Regjistrimin e te gjithe faturave te leshuara ne favor te shoqerise.
  6. Rregjistrimin e te gjitha faturave te leshuara per klienteve te shoqerise
  7. Regjistrimin e veprimeve bankare
  8. Raporte te ndryshme te kerkuara nga menaxhimi

Kualifikimet/Eksperienca e kërkuar:

  • Edukimi; Diplomë universitare në Ekonomi, preferohet dega Financë.
  • Eksperienca në punë; Te ketë të paktën mbi 1 -5 vjet eksperiencë punë në fushën e Financë -Kontabilitetit, e preferueshme në sektorin bankar dhe/ose subjekte financiare jo banka për të paktën  mbi 1 vit.
  • Njohuri të gjuhëve të huaja: Njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Njohuri kompjuterike: Të mira në Excel, Word dhe Power Point

Aftësi të tjera:

  • Njohuri shumë të mira të kontabilitetit dhe Standarteve te Kontabilitetit.
  • Aftesi te mira komunikuese.
  • Sistematik/e dhe i/e organizuar.
  • Korrekt në marëdhenie me palë të treta.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. Kandidatët mund t’i nënshtrohen një testi profesional.

Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 25 Qershor 2022:

  • Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin.
  • CV.
  • Diplomë dhe listë notash.
  • Letër reference ose kontakte nga punëdhënës të mëparshëm.

në njërën nga adresat e mëposhtme:

Landeslease sha
Rr. Mine Peza, Nd 8, Njesia Administrative Nr 9, Tirane

ose

E-mail: info@landeslease-al.com

Landeslease sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, date 10.3.2008, “Per mbrojtjen e te dhenave personale” dhe Udhezimin Nr.42 date 22.07.2014 “Per perpunimin e te dhenave personale te kandidateve per pune”. Të dhënat personale të aplikantëve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Landeslease sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Landeslease sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Landeslease sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet më sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në 
info@landeslease-al.com.