Në kuadër të zhvillimit të mëtejshëm, Landeslease ka identifikuar nevojën për punësimin e një punonjësi në pozicionin Specialist Finance, preferueshme me eksperience të mëparshme në institucione bankare dhe/ose financiare, ndaj ftohen aplikime nga kandidatë te pershtatshëm për këtë pozicion.
Specialist Finance
Qëllimi i Përgjithshëm i Punës:Përgjegjës për kryerjen e rregjistrimeve kontabël në përputhje me politikat dhe procedurat e pranuara, kryerjen e kontrolleve të llogarive kontabël bazuar në sistemet e kontrollit të përcaktuara në procedurat e kontabilitetit deri në hartimin e bilancit të shoqerisë, nën drejtimin direkt të Drejtorit të Departamentit të Finances.
Përgjëgjësitë më kryesore perfshijnë:
- Rregjistrimi i të gjithë veprimeve kontabël që kanë të bëjnë me aktivitetin e shoqërisë në zbatim të Standarteve Kombëtare dhe Standarteve Ndërkombëtare të Kontabilitetit.
- Kontroll i dokumentacionit për blerje mallra/shërbime në përputhje me rregullat e mbështetur në legjislacionin tatimor, mbajtja e informacionit të detajuar në lidhje me to.
- Kontrolli i llogarive kontabël, përgatitja e raporteve të detajuara për cdo llogari që raporton te zërat mjete dhe detyrime të tjera, si dhe kontrolli i zërave të ndryshëm të bilancit dhe të pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve.
- Te ketë njohuri për mbajtjen e dokumentacioneve justifikues për veprime të ndryshme në përputhje me rregulloret në fuqi dhe legjislacionin tatimor; te kete njohuri mbi raportimet në organet tatimore dhe kryerja e pagesave për detyrimet tatimore sipas afateve të përcaktuara në legjislacionin tatimor.
- Te ketë njohuri në lidhje me gjithë shpenzimet e ndryshme adminsitrative dhe rregjistrimin e tyre sipas Standarteve dhe legjislacionit tatimor në fuqi.
Kualifikimet/Eksperienca e kërkuar:
- Edukimi; Diplomë universitare në Ekonomi, preferohet dega Financë.
- Eksperienca në punë; Te ketë të paktën mbi 5 vjet eksperiencë punë në fushën e Financë -Kontabilitetit, e preferueshme në sektorin bankar dhe/ose subjekte financiare jo banka për të paktën 1 vit.
- Njohuri të gjuhëve të huaja: Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Njohuri kompjuterike: Të mira në Excel ,Word dhe Power Point
Aftësi të tjera:
- Njohuri shumë të mira të kontabilitetit dhe Standarteve Ndërkombëtare të Kontabilitetit.
- Vëmendje dhe kujdes ndaj detajeve.
- I aftë për të asistuar stafin e ri në trajnim.
- Korrekt në marëdhenie me palë të treta.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. Kandidatët mund t’i nënshtrohen një testi profesional.
Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 20 Korrik 2020:
- Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin.
- CV.
- Diplomë dhe listë notash.
- Letër reference ose kontakte nga punëdhënës të mëparshëm.
në njërën nga adresat e mëposhtme:
Landeslease sha
Rr. Ismail Qemali, Pallati Nr.32, Shkalla 1, kati i II.
Tirane
ose
E-mail: info@landeslease-al.com
Landeslease sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, date 10.3.2008, “Per mbrojtjen e te dhenave personale” dhe Udhezimin Nr.42 date 22.07.2014 “Per perpunimin e te dhenave personale te kandidateve per pune”. Të dhënat personale të aplikantëve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Landeslease sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Landeslease sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Landeslease sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet më sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në info@landeslease-al.com.