Specialist Risku dhe Rikuperimi

Qëllimi i Përgjithshëm i Punës: Të përgatisë dhe raportojë performancën e financimeve, të ndjekë ecurinë e pagesave të të gjithë klientëve të financuar, deri në përfundimin e plotë të financimit të tyre ose të kthimit në normalitët ose të mbylljes në rrugë gjyqësore. Të reduktojë maksimalisht humbjet dhe të synojë një kthim ripagimi sa më të lartë të financimeve me probleme nëpërmjet burimeve financiare të klientit, për të siguruar një portofol sa më cilësor me klientë biznesi/retail.

Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:

  1. Të kontrolljë, monitorojë, menaxhojë performancën e financimeve me probleme dhe në tërësi;
  1. Të identifikojë, menaxhojë, ndjekë, asistojë te gjithë praktikat me klientët problematikë dhe portofol si edhe marrëdhenien me palët e treta
  2. Të përgatisë, parashtrojë dhe permbledhë, raportet e brendshme për performancën;
  3. Të regjistrojë/mirëmbajë/monitorojë historikun e veprimtarise se ndjekur per rekuperimin;
  1. Të përgatisë dhe të ndjekë njoftimet formale (elektronike/shkresore/verable) për klientët apo palë të treta.
  2. Të përgatisë analizën financiare për ristrukturimin.
  3. Të ndjekë, monitorojë dhe kontrollojë administrimin, arshivimin, mirëmbajtjen e dokumentacionit të financimeve në vonesë dhe korrespondencave me klientin.
  4. Të ndjekë administrimin dhe monitorimin e procesit të siguracioneve.
  1. Të asistojë dhe ndjek administrimin, arkivimin, regjistrimin dhe mirembajtjen e dokumentacioneve të departamentit;

Kualifikimet/Eksperienca e kërkuar:

  • Diplomë Universitare në Ekonomi ose fusha të lidhura me të.
  • Eksperiencë e mëparshme pune, preferohet në sektorin bankar dhe/ose subjektë financiare për të paktën 1 vit.

Aftësi të tjera:

  • Të ketë aftësi të dëgjojë klientin dhe të kuptojë nevojat dhe problematikat e tij financiare.
  • Natyre analitike, i/e orientuar drejt detajeve;
  • Proaktiv dhe i/e aftë të ndërtojë marrëdhënie konstruktive me njerëzit;
  • Të ketë gjykim kritik dhe të analizojë/përpunojë informacionin e dhene nga klienti.
  • Të marrë përgjegjësi përsipër dhe të jetë në gjendje të bëjë propozime individuale.
  • Përdorim shumë të mirë të programeve të paketës Office, Excel, Ëord, etj.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. Kandidatët mund t’i nenshtrohen një tësti profesional.

Personat e intëresuar duhet të dërgojnë brenda datës 30 Qershor 2022:

  • Letër “Shprehje Intëresi” për Pozicionin
  • CV
  • Diplomë dhe listë notash
  • Letër reference ose kontakte nga punëdhënës të mëparshëm në një nga adresat e mëposhtme:

Landeslease sha

Rr. Mine Peza, Ndertësa Nr.8, Tiranë

ose

E-mail: info@landeslease-al.com

Landeslease sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështëtur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42, datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikantëve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-të e tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentët e tjera të paraqitura nga ata.

Landeslease sh.a. ka marrë masat organizative dhe tëknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Landeslease sh.a. dhe ky personel ka për detyrë të ruajë konfidencialitëtin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Landeslease sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet më sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë, ata duhet të kontaktojnë në info@landeslease-al.com.