Ne blejmë pajisjet dhe makineritë tuaja deri në likuidim

Sale-Leaseback ëshë një shërbim që ofron Landeslease për kompani të ndryshme, që mundëson rritjen e likuiditetit të kompanive. Ai funksionon në këtë mënyrë: kompania i shet Landeslease pajisjet ose makineritë e blera vetë, më pas i paguan ato me këste gjatë periudhës së qirasë financiare.

Landeslease, gjithashtu ofron mundësinë e financimit për bizneset e reja, të cilat kanë nevojë për automjete transporti apo pajisje të specifikave të ndryshme për të ofruar shërbim cilësor ndaj klientëve të tyre.

DOKUMENTET E KËRKUARA

Dokumente
të përgjithshme:

Kërkesa për qira financiare
Formulari i aplikimit
Oferta nga shitësi për asetin që kërkohet financim
Fotokopje pasaporte/ID të personit të autorizuar
Përshkrim i aktivitetit

Dokumente
ligjore:

Statuti & Akti i themelimit
(për biznesin e madh)
NIPT

Dokumente
financiare:

Bilanci për dy vitet e fundit
Deklarimi i të ardhurave për vitin aktual (FDP)
Kontrata e bashkëpunimit
Statement bankar për afatin një vjeçar