Specialist i Financimeve dhe Administrimi, Departamenti Risku
Qellimi i Pergjithshem i Punes: Permbushjen ne kohe dhe ne cilesine e duhur detyrat dhe pergjegjesite e percaktuara, duke siguruar ecuri sa me performuese si ndaj institucionit dhe ndaj klienteve, si edhe ne menyre qe te kryhet puna me perpikmeri.
Pergjegjesite kryesore perfshijne:
- Vlereson aplikimet e financime dhe siguron adminstrimin e te gjithe dokumentacionit te nevojshem.
- Verifikon cilësinë e te dhënave te klienteve dhe palëve te lidhura.
- Ndjek procesin e plote përpara dhe pas disbursimit.
- Monitoron dhe arkivon dokumentacionin fizik dhe elektronik te lidhura me financimet.
- Kryen administrimin, arkivimin dhe perditesimin e arkives te kontratave.
- Pergatit propozimet per modifikime/rishikime te financimeve apo ceshtjeve te lidhura me financimet.
- Verifikon dhe ruan te dhënat mbi performancen e financimeve te reja.
- Asiston ne administrimin dhe monitorimin e procesit te siguracioneve.
- Monitoron dhe trajton komunikimet, kerkesat dhe njoftimet e klienteve.
- Ndjek dhe asiston te gjithe proceset ku njesia eshte e perfshire.
Kualifikimet/Eksperienca e kerkuar:
- Diplome universitare ne ekonomi ose fusha te lidhur me te.
Aftesi te tjera:
- Te kete aftesi te degjoje klientin dhe te kuptoje nevojat e tij financiare.
- Te njoh programet e paketes Microsoft Office.
Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen. Kandidatet mund t’i nenshtrohen nje testi profesional.
Personat e interesuar duhet te dergojne CV brenda dates 30 Korrik 2025, ne rrjetet sociale ose ne njeren nga adresat e meposhtme:
Landeslease sha
Rr. Rr. Ismail Qemali, Pallati Nr.32/1, Shkalla 1, kati i III, Tirane, Albania.
ose
E-mail: info@landeslease-al.com
Landeslease sh.a. deklaron se i perpunon te dhenat personale te aplikanteve mbeshtetur ne Ligjin Nr. 9887, date 10.3.2008, “Per mbrojtjen e te dhenave personale” dhe Udhezimin Nr.42 date 22.07.2014 “Per perpunimin e te dhenave personale te kandidateve per pune”. Te dhenat personale te aplikanteve jane kryesisht te dhenat e deklaruara nga ata vete ne CV-ve te tyre, gjithashtu dhe te dhenat e marra nga dokumentet e tjera te paraqitura nga ata.
Landeslease sh.a. ka marre masat organizative dhe teknike te nevojshme me qellim per te garantuar sigurine e te dhenave personale qe perpunon. Vetem personeli i autorizuar ka akses ne te dhenat personale qe perpunon Landeslease sh.a. dhe ky personel ka per detyre te ruaje konfidencialitetin e te dhenave sensitive.
Individet qe aplikojne prane Landeslease sh.a. pranojne dhe jane ne dijeni se te dhenat e tyre personale do te perpunohen siç pershkruhet me siper.
Aplikantet kane te drejte te kerkojne korrigjimin ose fshirjen e te dhenave personale te tyre. Per te ushtruar kete te drejte ata duhet te kontaktojne ne info@landeslease-al.com.