Landeslease është kompani leasing (qira financiare), e cila operon në tregun shqiptar që prej vitit 2005. Landeslease u krijua me inisiativën e disa investitorëve të huaj dhe shqiptarë. Prej fundvitit 2014, aksioneri i vetëm i shoqërisë Landeslease Sha është Union Bank, pjesë e kompanive Union Grup, me shtirje të gjerë në Shqipëri. Aksioneri Union Bank ka nisur aktivitetin e tij në vitin 2006, si pjesë e zgjerimit të kompanive të Union Grup në Shqipëri dhe prej themelimit të tij ka njohur rritje sinjifikative në të gjithë sektorët.

Landeslease sha (LL) u krijua si pasojë e kërkesave në rritje të tregut të brendshëm duke ofruar më shumë mundësi dhe lehtësira në financimin e autoveturave të llojeve e tipeve të ndryshme, kamionëve, autobuzave e makinerive të rënda, si dhe linjave të prodhimit, pajisjeve mjekësore, të biznesit etj. Zyrat qendrore të kompanisë ndodhen në Tiranë në adresën Rr. Ismail Qemali, Pallati Nr.32/1, Shkalla 1, Kati i II.

Në kuadër të zhvillimit të mëtejshëm, Landeslease ka identifikuar nevojën për punësimin e një punonjësi në pozicionin Specialist Rekuperimi, i preferueshëm me eksperiencë të mëparshme në institucione bankare dhe/ose financiare. Aplikimet janë të hapura për kandidatë të përshtatshëm për këtë pozicion.

Specialist Raportimi dhe Rikuperimi

 

Qëllimi i Përgjithshëm i Punës: Të përgatisë dhe raportojë performancën e financimeve, të ndjekë ecurinë e pagesave të të gjithë klientëve të financuar, deri në përfundimin e plotë të financimit të tyre ose të kthimit në normalitet ose të mbylljes në rrugë gjyqësore. Të reduktojë maksimalisht humbjet dhe të synojë një kthim ripagimi sa më të lartë të financimeve me probleme nëpërmjet burimeve financiare të klientit, për të siguruar një portofol sa më cilësor me klientë biznesi/retail.

Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:

  1. Të bëjë të mundur një përditësim dhe kontroll të detajuar të financimeve me probleme të cilat do të rezultojnë në formën e klientëve të biznesit dhe individ;
  1. Identifikimin e klientëve problematikë dhe ruajtja e një portofoli kreditor sa më ciëesor;
  1. Ndjek rregullsinë në trajtim dhe në gjetjen e hapave/masave të nevojshme për financimet në vonesë dhe për financimet në vonesë mbi 90 ditë. Gjykon mbi përshtatshmërinë e masave dhe veprimeve të nevojshme për t’u ndërmarrë, diskuton/propozon tek drejtuesit, me qëllim kthimin në normalitet të financimeve dhe evitimin e përkeqësimit të klasifikimit të tyre;
  2. Përgatit raportet për performancën e financimeve në potofol, raportet e riskut, raportime nga institucionet mbikqyrëse, përgatit raportet për financimet e klasifikuara, përgatit rekomandimet/propozimet për masat që duhen ndërmarrë dhe dorëzon ato tek Drejtuesit (Këshilli drejtoreve LL dhe/ose Drejtori);
  3. Zbardh vendimet e Komitetit lidhur me financimet e klasifikuara dhe ndjek zbatimin e këtyre vendimeve;
  4. Përgatit njoftimet që dërgohen në adresë të klientit sipas procedurës dhe siguron statusin e pranimit të tyre nga klienti;
  5. Përgatit dhe dërgon situatën e detyrimeve të klientëve sipas kërkesave të klientëve/drejtuesve.
  6. Përgatit dhe dërgon njoftimet (elektronike/shkresore) për detyrime në vonesë në adresë të klientit sipas kërkesave në procedurë. Sigurohet për statusin e njoftimit/pranimit të njoftimeve/shkresave nga klienti.
  7. Përgatit analizën për ristrukturimin e financimve NPL në rastet kur është arritur të përmbushet marrëveshja per ripagimin e detyrimeve nga ana e klientit.
  8. Siguron kompletimin e dosjes së financimeve që futen në ndjekje gjyqësore me kopje të vendimeve përkatëse, email-et përkatëse si dhe dokumentacion të veçantë tjetër të lidhur me to.
  9. Ndjek ecurinë e veprimeve ligjore të ndërmarra nga institucioni, siguron që kryhen në kohë.
  10. I parashtron Menaxhmentit të dhënat/raportet financiare lidhur me performancen e portofolit dhe financimeve në vonesë.
  11. Sugjeron përgatitjen e raporteve të reja ose përmiresime të raporteve ekzistuese të financimeve me vonesa në funksion të përmirësimit të ecurisë së monitorimit dhe administrimit të portofolit.
  12. Përgjegjës për sqarimin/trainimin e stafit për preceset e punës të financimeve me vonesa.
  13. Përgjegjës për të kontrolluar arshivimin, mirëmbajtjen e dokumentacionit të financimeve në vonesë dhe korrespondencave me klientin.
  14. Administrimin dhe monitorimin e procesit të siguracioneve të të gjithë klientëve në portofol.
  15. Përmirësimin e shërbimit kundrejt biznesit në ato raste ku është e nevojshme në mënyrë që klientët të gjejnë dhe të kenë një shërbim cilësor dhe të pranueshëm.
  16. Ofrimin e disa shërbimeve direkt për klientët përkatë si regjistrimi i klientit/financimit në sistem, vënien në dispozicion të dokumentave/pasqyrave që lidhen me financimet, etj., në përputhje me procedurat në fuqi.

Kualifikimet/Eksperienca e kërkuar:

  • Diplomë Universitare në Ekonomi ose fusha të lidhura me të.
  • Eksperiencë e mëparshme pune, preferohet në sektorin bankar dhe/ose subjekte financiare për të paktën 1 vit.

Aftësi të tjera:

  • Të ketë aftësi të dëgjojë klientin dhe të kuptojë nevojat e tij financiare.
  • Natyre analitike, i/e orientuar drejt detajeve;
  • Proaktiv dhe i/e aftë të ndërtojë marrëdhënie konstruktive me njerëzit;
  • Të ketë gjykim kritik dhe të analizojë/përpunojë informacionin që merr nga klienti.
  • Të marrë përgjegjësi përsipër dhe të jetë në gjendje të bëjë propozime individuale kreditore.
  • Përdorim shumë të mirë të programeve të paketës Office, Excel, Ëord, etj.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. Kandidatet mund t’i nenshtrohen një testi profesional.

Personat e interesuar duhet te dërgojnë brenda dates 31 Gusht 2021:

  • Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
  • CV
  • Diplomë dhe listë notash
  • Letër reference ose kontakte nga punëdhënës të mëparshëm në një nga adresat e mëposhtme:

Landeslease sha: Rr. Ismail Qemali, Pallati Nr.32/1, Shkalla 1, Kati i II. Tiranë

ose E-mail: info@landeslease-al.com

Landeslease sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42, datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-të e tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Landeslease sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Landeslease sh.a.dhe ky personel ka për detyrë të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive. Individët që aplikojnë pranë Landeslease sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet më sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë, ata duhet të kontaktojnë në info@landeslease-al.com.