“Panele Fotovoltaike? Me Landeslease i bleni për 1 Euro”
Zhvillimet në tregun e energjisë po ndikojnë gjithnjë e më shumë në rritjen e çmimit të energjisë dhe për rrjedhojë, edhe në rritjen e kostove direkte, si për individët, ashtu edhe për industri të ndryshme. Nga ana tjetër, energjia diellore, e konsideruar si një mundësi e mirë investimi, është provuar të jetë ndër më efikaset përsa i përket prodhimit të energjisë alternative dhe me përfitueshmëri të lartë për investitorët, sidomos në kthimin e investimit brenda një kohe relativisht të shkurtër.
Landeslease, në bashkëpunim me të gjithë ofruesit e pajisjeve fotovoltaike, ju mundëson financimin e projekteve rezidenciale dhe industriale të lidhura me këto modele investimi. Skemat tona të financimit ju ndihmojnë të tejkaloni pengesat në menaxhimin e fondeve për investimin e dëshiruar. Gjithashtu, ju do të keni mundësi për shtrirjen e afatit të ripagimit deri në shtatë vite, si dhe zgjedhjen e skemës së ripagimit midis kësteve fikse dhe atyre fleksibël, ku kësti barazon energjinë e kursyer nga panelet.
Në fund të periudhës, ju do të përfitoni panelet fotovoltaike për vetëm 1 Euro!
Kursimi në kostot e energjisë është një nga avantazhet kryesore, por edhe një mundësi më shumë për të gjeneruar energji të gjelbër për një mjedis më të pastër për të gjithë.
Aplikoni tani dhe ne do t’ju mundësojmë asistencë teknike lidhur me projektin dhe financimin e tij.
Bëj zgjedhjen e zgjuar, me Landeslease!