Specialist i Analizës së Financimeve dhe Riskut

Specialist i Analizës së Financimeve dhe Riskut

Qëllimi i Përgjithshëm i Punës: Krijimi dhe zhvillimi i nje portofoli cilësor me klientë biznesi/retail duke siguruar përmbushjen në kohë dhe në cilësinë e duhur të analizave dhe vlerësimin e riskut kreditor. Të sigurojë zbatimin e politikave, proçedurave, dhe standarteve, si dhe ndjekjen/asistimin e organizimit të aktivitetit të Departamentit të Riskut.

Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:

  1. Kryen analizat financiare për klientët biznes/individ.
  2. Vlerësim dhe analizë analitike të aplikimeve të fokusuara në atë financiare, risqeve shoqëruese dhe profilit, në përputhje me kërkesat dhe proçedurat.
  3. Administrimin, monitorimin dhe përditësimin e analizave financiare të klientëve në portofol, përfshirë mirëmbajtjen të dosjeve fizike/elektronike, etj.
  4. Kryen dhe ndjekë raportimet mujore të lidhura me raportet e brendshme, si dhe regjistrin e kredive në Bankën e Shqipërisë.
  5. Ruan dhe zhvillon marrëdhëniet me klientët dhe palët e treta.

Kualifikimet/Eksperienca e kërkuar:

  • Diplomë universitare në ekonomi ose fushë të lidhur me të.
  • Njohje e pasqyrave fiananciare dhe raporteve të përgjithshme të analizës.
  • Eksperienca e mëparshme në këtë fushë përbën avantazh.
  • Njohje të mirë të programeve të paketës Office (Excel, Word, etj.).

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. Kandidatet mund t’i nënshtrohen një testi profesional.

Personat e interesuar duhet të dergojnë në adresën fizike ose atë elektronike, brenda datës 20 Janar 2024, dokumentet e shprehura në vijim:

  • Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin;
  • CV;
  • Diplomë dhe listë notash;
  • Letër reference ose kontakte nga punëdhënës të mëparshëm.

Landeslease sh.a. deklaron se i përpunon të dhenat personale të aplikanteve mbështëtur ne Ligjin Nr. 9887, date 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhezimin Nr.42 date 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhenave personale të kandidateve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë  kryesisht të dhenat e deklaruara nga ata vetë në CV-të e tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Landeslease Sh.A. ka marrë masat organizative dhe teknike të nëvojshme për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Landeslease Sh.A. dhe ky personel ka për detyrë të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Landeslease Sh.A. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet më sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në info@landeslease-al.com.

Landeslease Sh.A.:

Adresa: Rr. Mine Peza, Ndërtesa 8, Tiranë, Albania.

E-mail: info@landeslease-al.com

Landeslease sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, date 10.3.2008, “Per mbrojtjen e te dhenave personale” dhe Udhezimin Nr.42 date 22.07.2014 “Per perpunimin e te dhenave personale te kandidateve per pune”. Të dhënat personale të aplikantëve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Landeslease sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Landeslease sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Landeslease sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet më sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në info@landeslease-al.com.